Bislimi pret në zyre ambasadorin turk

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 15:10
Bislimi pret në zyre ambasadorin turk

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Angılı shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku, Policinë dhe popullin e Kosovës.

Ai tha se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi.

Bislimi e informoi atë më tej mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar, njofton ZKM.

“Tashmë ka prova të mjaftueshme që faktojnë përfshirjen e Serbisë në këtë sulm, nga prezenca e nënkryetarit të Listës Serbe, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë e strehimi i terroristëve në Serbi. Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot Online)