Haxhiu paralajmëron flet-arrest ndërkombëtar ndaj Radojiçiqit

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 15:52
Haxhiu paralajmëron flet-arrest ndërkombëtar ndaj Radojiçiqit

Flet-arrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë, por dhe vepra tjera penale, ka paralajmëruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Teksa u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit, do të veprojnë pa vonesa.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar”.

”Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë”.

”Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”

(Kosova Sot Online)