30 vjeçari e përplas për vdekje me veturë të moshuarin në Tiranë

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 15:54
30 vjeçari e përplas për vdekje me veturë të moshuarin në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se një 30 vjeçar, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar 74 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

“I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital”.

(Kosova Sot Online)