Pse Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiqit në sulmin në Banjskë?

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 18:26
Pse Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiqit në sulmin në Banjskë?

Derisa autoritetet e Kosovës çdo ditë prezantojnë prova se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, kjo parti më e madhe e serbëve në Kosovë  nuk është deklaruar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo nuk ka qenë një praktikë e zakonshme deri më tani, sepse kur ndonjë nga zyrtarët kosovarë e ka përmendur Radoiçiqin në kontekst negativ, Lista Serbe do të shfaqte qëndrimin në mbrojtje të nënkryetarit të saj.

 Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe zëvendësi i tij, Igor Simiq, nuk përgjigjen në telefon dhe as ndaj mesazheve. As zyrtarët tjerë të kësaj partie, nga komuna të ndryshme me shumicë serbe, nuk ishin të qasshëm.

(Kosova Sot Online)