Kurti jep detaje të reja për armatimin e kapur pas sulmit terrorist në Banjskë

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 18:30
Kurti jep detaje të reja për armatimin e kapur pas sulmit terrorist në Banjskë

Për armatimin e kapur pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, që është gjetur në hapësirat përreth Manastirit të Banjskës dhe gjithashtu edhe brenda hapësirave të Manastirit, ka dhënë detaje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se këto armë dhe pajisje të tjera të përdorura në sulmin terrorist të 24 shtatorit është i prodhuar nga prodhues armësh që janë në pronësi të shtetit serb.

Kurti thotë se ideja që 26 granatahedhës serb kanë hyrë në Kosovës pas përfshirjen e shtetit serb është thjeshtë e pabesueshme.

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti.

Në fotografitë e publikuara, Kurti ka treguar për llojet e armëve dhe për fabrikat që i kanë prodhuar, e që janë fabrika në pronësi të shtetit serb “Sloboda”, pastaj fabrika tjetër shtetërore  “Zastava Arms” me seli në Kragujevac.

Image


(Kosova Sot Online)