Vdekja e 19-vjeçarit nga Kosova në kufirin Serbi-Kroaci konfirmohet edhe nga MPJD

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 18:57
Vdekja e 19-vjeçarit nga Kosova në kufirin Serbi-Kroaci konfirmohet edhe nga MPJD

Një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporëska udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.

(Kosova Sot Online)