Basha: Pse Edi Rama del e thotë KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje!

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 19:12
Basha: Pse Edi Rama del e thotë KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje!

Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka kërkuar që KFOR’i ta marrë më shumë kontrollin në veri të Kosovës, i ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Basha ka pyetur pse Rama ka nevojë të flas se çfarë të bëjë Kosovë në vend të vetin.

’Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë në veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje”.

”Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?”, ka shkruar Basha.

(Kosova Sot Online)