Mediumi i njohur nga Ballkani: Vuçiq po e 'gropos' veten

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 20:25
Mediumi i njohur nga Ballkani: Vuçiq po e 'gropos' veten

Vrasësit e policit kosovar Afrim Bunjakut po glorifikohen nga regjimi i Vuçqit në Serbi, ndërkohë që provat po grumbullohen rreth përfshirjes direkte të presidentit serb në sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

“Provat po grumbullohen, Vuçiq po e gropos veten gjithnjë e më thellë, dhe po flitet gjithnjë e më shumë për rolin e Rusisë”, me këtë titull nis shkrimi e mediumit korat “Jutarnji.hr“.

Mediumi tutje thekson se Radoiçiq ka qenë ai që ka zbatuar urdhrin e pamatur të Vuçiqit dhe është personi që e komprometon më tej presidentin serb.

“Milan Radoiçiq, një nga njerëzit më të afërt të Vuçiqit në Kosovë, u pa në mesin e sulmuesve, nënkryetari i Listës Serbe, një “organizatë” politike që mbledh dhe përfaqëson serbët e Kosovës që funksionojnë në telekomandën e Vuçiqit.

Vitin e kaluar, të gjithë serbët lanë pozitat e tyre në autoritetet e Kosovës, nga niveli shtetëror në atë lokal, me urdhër të Vuçiqit. Vuçiq me këtë ka dashur të tregojë se është “shefi” që e kontrollon situatën dhe se do të jetë ashtu siç thotë ai, dhe kjo vetëm sa e vështirësoi edhe më shumë pozitën e serbëve dhe disa kërkesa të tyre politike”, shkruan ky medium.

Radoiçiq ka qenë ai që ka zbatuar urdhrin e pamatur të Vuçiqit dhe është personi që e komprometon më tej Vuçiqin. Milan Radoiçiq është një sipërmarrës i dyshimtë i cili u largua pasi filloi të hetohej nga shteti dhe autoritetet e Kosovës nën dyshimet se ishte i përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vijon shkrimi.

Aty përmendet edhe një nga terroristët e vrarë, i cili siç bëri të ditur dje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte qenë një nga truprojat e Aleksandër Vulinit.

“Po ashtu, problem shtesë është se është konstatuar se njëri prej të vdekurve ishte Bojan Mijailoviq, truproja i drejtorit të shërbimit inteligjent serb BIA, Aleksandar Vulin,  që e kishte shoqëruar atë gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2013. Vulin është hapur një “lojtar rus”. Ai ka qenë tashmë dy herë në Moskë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës dhe ka kaluar kohë atje me Nikolai Patrushev, i cili koordinon shërbimet e inteligjencës ruse”, vijon shkrimi.

Mediumi kroat shkruan edhe për faktin që menjëherë pas zhvillimeve në Banjskë, Vuçqi fillimisht iu rejtua ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Harçenko dhe vetëm të nesërmen shkoi te ambasadorët e QUINT-it.

Pas krizës që rrethoi manastirin e Banjskës, Vuçiq fillimisht iu drejtua ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Harçenko dhe vetëm të nesërmen shkoi te ambasadorët e QUINT-it gjegjësisht i vendeve kryesore perëndimore, me të cilët takimi, sipas mediave të pavarura të Beogradit, “ishte shumë i dhimbshëm dhe i tensionuar”.

E gjithë kjo është veçanërisht interesante sepse vihet re/supozohet se Rusia mund të përfshihet në këtë aferë shpërthyese që destabilizon më tej jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe më gjerë. Moska është rehat me ndërlikimet dhe përshkallëzimin e krizës dhe përdor çdo mundësi për të larguar vëmendjen të paktën pak nga lufta kundër Ukrainës. Kujtojmë se në vitin 2016, nën drejtimin e agjentëve rusë të GRU-së, në Mal të Zi u krye një tentativë grusht shteti për të penguar hyrjen e tij në NATO, përfundon shkrimi i mediumit kroat rreth zhvillimeve ët fundit në veri.

(Kosova Sot Online)