Tymi te QKUK’ja, Policia njofton se një objekt u përfshi nga zjarri

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 08:21
Tymi te QKUK’ja, Policia njofton se një objekt u përfshi nga zjarri

Policia e Kosovës ka japur detaje lidhur me tymin e madh që u pa te QKUK, ku ka njoftuar se një objekt është përfshirë nga zjarri, pwrcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(Kosova Sot Online)