Sali Berisha: Adem Jashar bëhesh nëse je shqiptar, jo serb

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 09:00
Sali Berisha: Adem Jashar bëhesh nëse je shqiptar, jo serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, komentoi deklaratën ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel kishte thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq do të bëhej Adem Jashari i serbëve në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berisha lidhur me këtë tha se Adem Jashar mund të bëhesh nëse je shqiptar jo serb.

“Më erdhi mirë që i është futur lepuri në bark Vuçiqit me Adem Jasharin, por Adem Jashar mund të bëhesh po të jesh shqiptar, serb nuk bëhesh Adem Jashar. Ai duhet të studiojë mirë historinë e heronjve dhe Adem Jashar ose Oso Kuka kanë shqiptarët, serbët i kanë heronjtë e tyre, por nuk i kanë si këta, i kanë ndryshe”, tha ai

(Kosova Sot Online)