Rritet numri i turistëve në Kosovë, prijnë ata nga Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 10:57
Rritet numri i turistëve në Kosovë, prijnë ata nga Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë me dije se është rritur numri i vizitorëve që kanë vizituar Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në gusht 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 232, prej tyre 35,83%, ishin vendorë dhe 64,17% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 952vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7%”, njofton ASK-ja.

Numri i net-qëndrimeve ishte 166377, prej tyre 44,05% nga vendorët dhe 55,95% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejë me 8 036 vizitorë dhe 35 149 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

(Kosova Sot Online)