Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 12:54
Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rashiq tutje shtoi se një pjesë e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Nenad Rashiq, ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)