Fushë Kosovë: Digjet një banesë, lëndohen katër persona

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 13:36
Fushë Kosovë: Digjet një banesë, lëndohen katër persona

Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor).

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)