Këto janë pamjet nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 13:49
Këto janë pamjet nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)