Prokuroria tregon çka gjeti në pronat e Radojiçiqit

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 14:53
Prokuroria tregon çka gjeti në pronat e Radojiçiqit

Prokuroria Speciale ka japur detaje lidhur me bastisjet që janë realizuar sot në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Bastisjet janë realizuar në pronat e të dyshuarve Milan Radojiçiq dhe Vladimir Radojevic, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prokuroria ka bërë me dije se do të të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokal.

Gjatë bastisjes në këto prova, Prokuroria ka bërë me dije se janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

2 Automjete Mercedes

Argjend 4.84 Kg

2 Motor 4X4

1 Barkë-Anije

7 DVR

2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës

3 Thika

2 Rutera

2 Çelësa të veturave

5 Gëzhoja

1 Dronë

5 USB

1 Kamera GoPro- SSD

1 Video kamerë me kartelë

1 Shënjestër optike

1 Spray

7 telefona celular

(Kosova Sot Online)