Musliu: Të mobilizohemi të mos lejojmë Listen Serbe të futet në Kuvend, çka është mjaft është mjaft

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 14:58
Musliu: Të mobilizohemi të mos lejojmë Listen Serbe të futet në Kuvend, çka është mjaft është mjaft

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nëse jo KQZ e Kushtetuesja, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të mobilizohen, e të mos e lejojnë Listen Serbe të futet në Kuvend, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nëse jo KQZ-ja e Kushtetusja, duhet të mobilizohem ne, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallim partie, pozite e opozite dhe mos t’i lejojmë deputetët e Listes Serbe me u futë në Kuvend . Çka është mjaft është mjaft”, ka shkruar Musliu në Facebook.

(Kosova Sot Online)