Osmani në takim lamtumirës me ambasadorin e Zvicrës Thomas Kolly

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 17:05
Osmani në takim lamtumirës me ambasadorin e Zvicrës Thomas Kolly

Ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, e ka pritur sot në takim lamtumirës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zvicra, sipas Presidentes Osmani është një parter strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë  atje.

Duke falënderuar shteti zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidentja Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës. Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla.

(Kosova Sot Online)