MASHT del me njoftim për subvencionimin e librave shkollor

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 17:15
MASHT del me njoftim për subvencionimin e librave shkollor

Se janë verifikuar dhe proceduar pagesat për 97% të prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e librave dhe materialeve shkollore, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se tani lejohet aplikimi për fëmijët që ende nuk i kanë mbushur gjashtë vjet.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore. Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.  Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI)ka njoftuar se të gjitha rasteve të  aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)