Mediat në Serbi godasin Daçiçin: A ka borë tash ministër?

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 17:21
Mediat në Serbi godasin Daçiçin: A ka borë tash ministër?

Kryediplomati serb Ivica Daçiq i kishte komentuar si mashtrim pamjet brenda Manastirit të Banjskës ku dukej Milan Radojiçiq dhe pjesëtarë tjerë të grupit Terrorist, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Daçiq tha se pamjet që i publikoi Qeveria e Kosovës janë montim pasi aty shihet borë.

Por, pasi Radojiçiq e pranoi se ishte pjesë e sulmit mediat kundër pushtetit në Serbi kanë filluar ta tallin partnerin e Vuçiqit, Ivica Daçiçin, duke e pyetur ” a ka borë tash Ministër”?.


(Kosova Sot Online)