Gërvalla: I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 21:08
Gërvalla: I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Milan Radojicic, sot ka rrëfyer se ka drejtuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Gërvalla thotë se kjo konfirmon provat që Kosova ka ofruar, që shteti serb është plotësisht i përfshirë në sulmin terrorist.

Ajo ka potencuar se Kosova kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që ta sanksionojnë regjimin e Vuçiqit.

 “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)