Kirby e zbulon nëse Serbia po përgatitet për pushtim ushtarak të Kosovës

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 21:21
Kirby e zbulon nëse Serbia po përgatitet për pushtim ushtarak të Kosovës

Shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës, në një konferencë për media e ka ngritur zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.

 Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, por ka thënë se qëllimin e një lëvizje të tillë të Serbisë s’mund ta thotë.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai.

(Kosova Sot Online)