Blinken godet Vuçiqin: Ata që janë përgjegjës për sulmin e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 22:47
Blinken godet Vuçiqin:  Ata që janë përgjegjës për sulmin e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi

Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, ka telefonuar sot sekretari amerikan Antony Blinken, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Me të cilin kanë diskutuar për rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas asaj që ka ndodhur më 24 shtator dhe pas vdekjes së rreshterit kosovar në krye të detyrës.

Blinken ka thënë se ata që janë përgjegjës për sulmin e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.

Numri dy i SHBA-së ka thënës e SHBA mbështet veprimet e KFOR-it dhe ELUEX-it ndaj sulmit të ndodhur më 24 shtator duke thënë se incidentet si ky i Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe për komunitetin ndërkombëtar, raporton Express.

Blinken gjithashtu ka mirëpritur vendimin e Këshillit Atlantik për trupa shtesë në Kosovë dhe ka thënë se Serbia duhet ta shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE.

“ Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sekretari Blinken dhe presidenti Vuçiq diskutuan rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vdekjes së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Sekretari nënvizoi se ata që janë përgjegjës për sulmet që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Sekretari shprehu mbështetjen e tij për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në reagimin ndaj kësaj ngjarjeje, duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar dhe përshëndeti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë. Sekretari përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komunikatën e DASH-it.

(Kosova Sot Online)