Pejë: Vdes një person, u lëndua me motosharrë duke prerë dru

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 09:27
Pejë: Vdes një person, u lëndua me motosharrë duke prerë dru

Një person ka vdekur në fshatin Jabllanicë të Madhe në Pejë, pasi dyshohet se u lëndua me motosharrë, teksa priste dru, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion.

“Fsh. Jabllanicë e Madhe , Pejë /29.09.2023-15:31. Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)