Tragjedi në Greqi, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, pritet nga makineria e mishit

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 09:54
Tragjedi në Greqi, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, pritet nga makineria e mishit

Një 50-vjeçare në Greqi ka humbur jetën në saj të një aksidenti fatal në punë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Greqi, në vendin e saj të punës në Mesolongji.

Media greke Protothema.gr raportojnë se gruaja shqiptare punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineritë që prisnin mishin.

Gruaja fatkeqe, e moshës rreth 50-vjeçare, ka shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin dhe dyshohet se i janë kapur flokët duke e tërhequr dhe copëtuar.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të klithë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. “Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte në lagje.

(Kosova Sot Online)