Prishtinë: Arrestohen dy të mitur për vrasje në tentativë

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 10:20
Prishtinë: Arrestohen dy të mitur për vrasje në tentativë

Dy të mitur janë arrestuar dje në rrugën “Shpejtim Robaj” në Prishtinë, si të dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tentim vrasja ka ndodhur të enjten (28.09.2023).

Në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Shpejtim Robaj, Prishtinë 28.09.2023 – 16:20. Lidhur me rastin me datën 29.09.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)