Ambasadori i Kosovës në Britani: Planet djallëzore të orkestruara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 10:51
Ambasadori i Kosovës në Britani: Planet djallëzore të orkestruara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Madhe, Ilir Kapiti, ka reaguar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, të një grupi terrorist serb mbi Policinë e Kosovës, përcjerll “Kosova Sot Online”

Kapiti tha se planet djallëzore të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq , edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon.

Tutje, Kapiti tha se nuk duhet që të lejohet që historia të përsëritet.

“Ju kemi thënë: Planet djallëzore të orkestruara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon. Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)