Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 11:29
Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas telefonatës që Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, ka pasur dje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

Hovenier ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm si dhe implementimin e plotë të marrëveshjes nga të dy palët.

“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)