Çahet tubi i gazit në një karburant, evakuohen banorët në zonë në Tiranë

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 13:12
Çahet tubi i gazit në një karburant, evakuohen banorët në zonë në Tiranë

Një tub gazi është çarë sot në një karburant në Tiranë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Policia ka njoftuar se banorët janë evakuar dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës

Ndërsa, rasti është në hetime.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)