
Një polic në veri kërcënohet në rrjetet sociale

Një polic i Kosovës është kërcënuar përmes rrjeteve sociale në Mitrovicë të Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Mitrovicë Veri 29.09.2023-16;10. Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.
(Kosova Sot Online)