Miftaraj: Duhet të ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizese të Vuçiqit dhe klanit të tij

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 14:55
Miftaraj: Duhet të ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizese të Vuçiqit dhe klanit të tij

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, ku Serbia ka vendosur forca ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Miftaraj thotë se vendet e Bashkimit Evropian vetëm po e lusin Serbinë për tërheqje të ushtrisë dhe nuk po marrin sanksione ndaj tyre.

Miftaraj shtoi se duhet të ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizese të Vuçiqit dhe klanit të tij.

“Kur amerikanet gabojnë në një situate të caktuar asnjëherë nuk thonë gabuam, por morëm një mësim të ri. Sidoqoftë, amerikanet nuk gabojnë dy herë dhe nuk e përsëritin gabimin e njëjtë.

Kur evropianet gabojnë, sigurohen qe gabimin e njëjtë ta përsërisin në pafundësi. Edhe pse evropianet e dinë se politikat e Vuçiqit janë një kopje e politikave të Millosheviqit, edhe pse për Vuçiqin nuk është me rendësi populli serb në Kosovë por territori i Kosovës pas shqiptare, prapë së prapë përdorin gjuhë të butë dhe amnistuese ndaj Vuçiqit. E lusin që të tërhjek forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë. Nuk duhet të ketë lutje, duhet të ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizese të Vuçiqit dhe klanit të tij”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)