Radojicic shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, do të japë dëshmi në Ministrinë e Brendshme serbe

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 15:41
Radojicic shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, do të japë dëshmi në Ministrinë e Brendshme serbe

Mediumi serb “Novosti” shkruan sot se krimineli Milan Radojicic i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë deh bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë.

Ai sipas kësaj gazete, është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Ndërkohë Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet pastaj të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.

(Kosova sot Online)