Prizren: Burri sulmon fizikisht gruan dhe djalin e tij për motive të ulëta

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 17:53
Prizren: Burri sulmon fizikisht gruan dhe djalin e tij për motive të ulëta

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur dje në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një femër ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka slumuar atë dhe djalin e tyre për motive të ulëta.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ajo dhe djali i saj për motive të ulëta ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima-djali i të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)