Për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit në Prishtinë do të mbahet vrapim

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 08:53
Për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit në Prishtinë do të mbahet vrapim

Për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit, sot në orën 11:00 në sheshin “Ibrahim Rugova” do të mbahet vrapimi për shëndetein, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këta aktivitet do të marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me bashkëshorten, Kristalen.

“11:00, Mbahet vrapimi për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure”. Pjesëmarrës do të jenë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me bashkëshorten Kristalen etj. (Nisja nga sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)”

(Kosova Sot Online)