Arrestohet një person pasi sulmoi gruan dhe vajzën

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 09:07
Arrestohet një person pasi sulmoi gruan dhe vajzën

Pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën dhe gruan e tij, është arrestuar një person,në Mitrovicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai është dërguar në mbajtje.

“SULM – Më 30.09.2023 – 16:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mospajtimi, fillimisht ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe bashkëshorten e tij. Viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)