Pasi bashkëjetoi me një të mitur arrestohet një burrë në Prizren

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 09:15
Pasi bashkëjetoi me një të mitur arrestohet një burrë në Prizren

Në Prizren,është arrestuar një burrë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.

“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ – Prizren  Korrik 2023.  Me 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se gjatë muajit-Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)