Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 09:46
Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

Lidhur me situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka folur ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë është dashur të zgjidhet shumë më herët”

Bildt ka shkruar se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt. 

(Kosova Sot Online)