Votimi në Senat për konfirmimin e James C. O’Brien si Ndihmëssekretar Shteti më 3 tetor

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 10:06
Votimi në Senat për konfirmimin e James C. O’Brien si Ndihmëssekretar Shteti më 3 tetor

Sipas njoftimit nga Senati, votimi që James C. O’Brien ia mundëson ushtrimin e detyrës së Ndihmësekretarit të Shtetit  pas nomimit është caktuar të bëhet më 3 tetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

I nominuari i Presidentit Biden për Ndihmës Sekretar të Shtetit James C. O’Brien për Çështje Europiane dhe Euroaziatike në deklaratën e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan kishte folur për çështje të ndryshme që janë prioritete të politikes së jashtme duke përmendur luftën në Ukrainë dhe ngritjen e Kinës.

Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pritje se me konfirmimin e O’Brien në pozitën e Ndihmës Sekretarit Uashingtoni do të angazhohet më shumë në dialogun Kosovë-Serbi.

Senatori Chris Murphy kishte deklaruar se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon derisa kishte folur rreth nominimit të O’Brien.

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i Presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar. Kemi një mundësi reale që SHBA-të të shtojnë angazhimin pasi i emëruari i ri i Presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon”, ka deklaruar Senatori Chris Murphy një javë më parë.

“Gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepen kërkesa dhe stimuj të qartë të ripërtërirë për t’u reformuar, ndërsa ata bëjnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian” kishte thënë O’Brien në hyrje të paraqitjes së tij para Senatit.

(Kosova Sot Online)