Në Leposaviq raportohet për kalime ilegale të kufirit

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 10:57
Në Leposaviq raportohet për kalime ilegale të kufirit

Për dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në rastin e parë, në Bistricë të Leposaviqit, një grua dhe një burrë dyshohet se kanë kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës

“Bistricë, Leposaviq  30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dy burra dhe një grua në Koshuticë.

“Koshuticë, Leposaviq  30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar,  nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të pestit janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit. 

(Kosova Sot Online)