Hovenier me ekipin konsullor të Ambasadës janë takuar me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 11:04
 Hovenier me ekipin konsullor të Ambasadës janë takuar me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë

Me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë, janë takuar ambasadori amerikan Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Ambasadës së SHBA’së në Kosovë në platformën “X”.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjojë për përvojat e juaja dhe ndau më shumë informata se si ambasada punon për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit për të gjithë që morën pjesë”, thuhet në postimin në “X”.

(Kosova Sot Online)