Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 14:06
Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara

Pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti u shpreh i trishtuar, ndërsa uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë sulm.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi. Por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Kurti në “X”.

Dy persona dyshohet se kryen sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri u neutralizua nga Policia.

(Kosova Sot Online)