Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin e Veriut sipas modelit të Krimesë

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 14:15
Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin e Veriut sipas modelit të Krimesë

Për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan, ka folur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni dhe se po përgatitet të kryejë një tjetër, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.

Osmani ka thënë se kjo është e paprecedentë.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani për La Repubblica.

Tutje, ajo ka thënë se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.

(Kosova Sot Online)