Osmani reagon pas sulmit në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 15:21
Osmani reagon pas sulmit në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Pas sulmit në Turqi, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke shprehur solidaritet të plotë me homologun e saj turk.

Osmani përmes një postimi në “X” ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur.

“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)