Në pikën kufitare në Jarinjë arrestohet një serb

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 18:05
Në pikën kufitare në Jarinjë arrestohet një serb

Sot në pikën kufitare në Jarinjë është arrestuar një person, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një armë e sasi municioni, ka njoftuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha në një konferencë për media, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se mbetet për t’u parë nëse aktiviteti i këtij personi lidhet me sulmin e para një jave..

“Ka ndodhur arrestim në Jarinjë. Po ashtu policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. Është në proces. Besoj se i dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit”,tha Hoxha.

Për këtë arrestim reagoi parprakisht Lista Serbe dhe e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e quajtur arrestimin persekutim ndaj serbëve.

(Kosova Sot Online)