Një person hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 08:40
Një person hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Dje në fshatin Bistricë në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”

Policia njofton se shoferi e ka pranuar se nëpërmes rrugëve ilegale, ka kaluar nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

Ndërsa, rasti vazhdon në procedurë hetimore.

“KALIM I PA AUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE- Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)