Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet që SHBA ia dha Serbisë

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 09:19
Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet që SHBA ia dha Serbisë

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir, ka thënë se automjetet që u panë në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, doken si Humvee amerikane, përcjell “Kosova Sot Online’.

Hehir ka shkruar se Departmenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë makinat që iu dhanë donacion nga SHBA.

Hehir ka thënë se Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)