Përparim Rama tregon se si do të duket Tregu i Gjelbër në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 10:38
Përparim Rama tregon se si do të duket Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tregut të ri të gjelbërt në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka publikuar edhe projektin se si do të duket ky treg.

Tutje, Rama ka shkruar se “Treg i Ri do të jetë kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti.

“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur.
Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti.
Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime” shkruan Rama në njoftim.

(Kosova Sot Online)