Lulzim Hetemi ishte i vetmi që nuk mori pjesë në takimin e kryetarëve të komunave me Kurtin

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 13:53
Lulzim Hetemi ishte i vetmi që nuk mori pjesë në takimin e kryetarëve të komunave me Kurtin

Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrës nuk ishte vetëm kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë, është pyetur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se nuk e di arsyen për mos-pjesëmarrje të tij.

“Mundesh me u adresu edhe tek kryetari i komunës. Sidoqoftë ne kemi koordinim të rregullt me kryetarin e Leposaviqit. Edhe z. Aliu është vazhdimisht në kontakt. Po sigurisht që do të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme, mirëpo sot nuk ishte prezent, por ishin prezent tre kryetarë të tjerë”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)