Peter Stano nuk e përjashton mundësin e masave ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare e konsiderojnë të nevojshme

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 14:46
Peter Stano nuk e përjashton mundësin e masave ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare e konsiderojnë të nevojshme

Peter Stano, tha se BE-ja është e gatshme të shqyrtojë masat në lidhje me Serbinë, nëse shtetet anëtare e konsiderojnë të nevojshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vendet anëtare do të marrin një vendim për këtë nëse vlerësojnë se kanë informacion dhe prova të mjaftueshme”. Kur të gjykojnë se është momenti i duhur, vendet anëtare do të vendosin sipas ngjarjeve në Kosovë dhe hapave të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i BE-së.

I pyetur për pretendimet e Beogradit se anëtarët e misionit të EULEX-it janë penguar të marrin pjesë në hetim, Stano tha se “EULEX-i nuk ka nevojë për zëdhënës nga partitë e tjera” dhe se misioni ka bashkëpunim të mirë me autoritetet kosovare.

“Kryerja e një hetimi nuk është mandat i EULEX-it, por monitorimi i situatës dhe ofrimi i ndihmës për Policinë e Kosovës sipas kërkesës”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)