Rama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 15:12
Rama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar në lidhje me biletat e autobusit “Trafiku Urban” që prej sot mund të paguhen me SMS, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ju mund të bleni biletën një drejtimshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C. Po ashtu biletën vajtje – ardhje për aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

1. Për biletën për Linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C, dërgoni SMS në numrin 55990 me tekstin: (Emri i linjës).

2. Për biletën ditore, dërgoni SMS në numrin 55991 me tekstin: Ditore.

3. Për biletën për Linjën 1A, dërgoni SMS në numrin 55992 me tekstin: Linja 1A”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se qytetarët pasi ta pranojnë konfirmimin e mesazhit, ta ruajnë për t’ia paraqitur konduktorit.

Tutje, Rama ka shkruar se kondukterët nuk mbesin pa punë, por sistemohen në ndërmarrje.

(Kosova Sot Online)