Baerbock: I bëjmë thirrje urgjente Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 15:25
Baerbock: I bëjmë thirrje urgjente Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock,  ka deklaruar se nuk duhet të këtë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo në një deklarim për media në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet në Ukrainë, ka thënë se Serbia urgjentisht duhet të reduktojë  prezencën e ushtrisë në kurimin me Kosovën.

“Nuk duhet të ketë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë . Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje urgjente Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën”, ka thënë ajo në një pjesë të deklarimit të publikuar në X.


(Kosova Sot Online)